Loading…
Megjithatë Kosova merr pjesë në samitin e Pragës: Ambasadori i Kosovës i pranishëm
  • 12/09/2019 | 16:45

Megjithatë Kosova merr pjesë në samitin e Pragës: Ambasadori i Kosovës i pranishëm

Ndonëse Kosova ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin e Vishegradit në Pragë, aty është parë ambasadori i Kosovës, Arbër Vllahiu që vjen nga radhët e AAK’së së Ramush Haradinajt, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse Kosova e anuloi vizitën fillimisht kinse për zgjedhjet e parakohshme dhe më vonë thanë se e anuluan për shkak të deklaratave të presidentit çek, Milos Zeman se shteti që përfaqëson ai do ta heq njohjen, nga Kosova po del të ketë përfaqësues në këtë samit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një fotografi me kryeministra, por në mesin e tyre është parë edhe Vllahiu.

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”, ka shkruar Rama.

Situatën e bën më të mjegullt prania e ambasadorit të Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu, i cili shihet në një foto bashkë me kryeministrat e iniciativës së Vishegrandit me ata të Ballkanit Perëndimor.

Nuk ka sqarime nga Ministria e Jashtme e Kosovës për pjesëmarrjen e ambasadorit të Kosovës me kryeministrat në këtë Samit../gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë