Loading…

Megjithatë Qeveria nuk diskutoi ndërprerjen e bisedimeve

  • 06/01/2017 | 11:37

Megjithatë Qeveria nuk diskutoi ndërprerjen e bisedimeve

Raportet Kosovë – Serbi janë më të tensionuarat gjatë viteve të fundit, nga moszbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel e ato janë tensionuar edhe më shumë me arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Bisedimet, siç kanë vlerësuar edhe shumë njohës të çështjeve politike dhe në përgjithësi nuk po japin efektin e duhur të arritjes së paqes mes këtyre dy vendeve.

Madje shumë prej tyre por edhe partitë opozitare kanë kërkuar që këto bisedime të ndërpriten.

Mediat po ashtu raportuan dje se gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës do të diskutohet për ndërprerjen e këtyre bisedimeve.

Megjithatë Kryeministri i vendit në mbledhjen e sotme shprehu vetëm si shqetësim arrestimin e Haradinajt, po nuk nxjerri në rend dite edhe ndërprerjen e bisedimeve, transmeton gazetametro.net.

Ramush Haradinaj u arrestua në Francë, bazuar në një flet arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Partia e Haradinajt po ashtu i ka bërë dje thirrje zyrtare Qeverisë që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë deri në tërheqjen e fletarrestëve për politikanët kosovarë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë