Loading…

Megjithatë UP ngritet për 88 pozita 

  • 02/02/2017 | 15:00

Megjithatë UP ngritet për 88 pozita 

Pas publikimit të të dhënave të reja nga “Webometrics Ranking of World Universities” (renditja e Universiteteve botërore Webometric) për edicionin e fundit, janar 2017, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” renditet sërish universiteti më i mirë nga universitetet shqiptare në rajon.


Në janar të vitit 2016, Webometrics e kishte renditë UP-në në vendin e 3860-të, ndërsa në korrik të vitit 2016-të në vendin e 3878-të, e në edicionin e fundit, janar 2017, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” renditen në vendin e 3790-të,që dëshmon se këto gjashtë muajt e fundit, UP ka shënuar sadopak një ngritje të konsiderueshme në renditjen e universiteteve botërore.

Në renditjen e Webometric, UP renditët në vendin e 3790-të, ndërkaq Universiteti i Evropës Juglindore, Maqedoni renditët në vendin 5787, ndërsa Universiteti i Tiranës në vendin 6710, ndërkaq Universiteti Shtetëror i Tetovës në vendin e 7512.

Renditja e Universiteteve botërore Webometrics është një iniciativë e Cybermetrics Lab, një grup kërkimor që i përket Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC), një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë që vlerëson rreth 24,000 institucione të arsimit të lartë në të gjithë botën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë