Loading…

Mehaj: Janë zotuar 50 milionë euro për armatim e janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë

  • 13/08/2022 | 19:00

Mehaj: Janë zotuar 50 milionë euro për armatim e janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe qeverisëse janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatim.


Ai, tutje tha se për një vit e gjysmë janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë të rinj e shpejt do të hapet konkursi edhe për 612 të tjerë aktiv e 367 rezervistë.

“Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër. Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces”, është shprehur Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i Mbrojtjes tha se vitin e kaluar dikasteri të cilin ai e udhëheq ka shpenzuar 96 për qind të buxhetit, që sipas tij, është për qindja më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë