Lojtari kosovar, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjerman, Leipzig.
Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, ku klubi i RB Leipzigu ka njoftuar se ka firmosur kontratë profesionale deri në vitin 2022 me sulmuesin anësor.
18 vjeçari është pjesë e akademisë se Leipzig që nga viti 2017.
Mehmeti gjatë këtij sezoni ka luajtur me grupin e te rinjve te këtij klubi dhe ka shënuar 3 gola ne gjithsej 5 ndeshje.