Loading…

Mehmet Kraja.: Dialogu të mos e dominojë politikën kosovare

  • 02/01/2022 | 20:50

Mehmet Kraja.: Dialogu të mos e dominojë politikën kosovare

Kosova nuk duhet ta ketë obsesion dialogun me Serbinë dhe këtë proces ta konsiderojë si një punë normale.


Kështu po vlerëson kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja.

Që sipas tij, ky proces shoqërohet nga një mungesë transparence dhe  që në marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë ka gjëra që e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës.

Megjithatë, Kraja thotë se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i bëhet e qartë që Kosova është palë e dëmtuar nga lufta dhe asnjëherë të mos lejohet barazimi i viktimës me agresorin.

Ai thotë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës duhet të mbeten të pacenueshme derisa shton se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë