Loading…

Mehmetaj: Qeveria 7500 euro plus shtesat militantit, 600 euro policit të njësisë speciale 

  • 21/11/2023 | 17:05

Mehmetaj: Qeveria 7500 euro plus shtesat militantit, 600 euro policit të njësisë speciale 

Gazetari Lirim Mehmetaj në shkrimin e tij nuk u kursye rreth skandalit më të fundit të MPJD’së që angazhojnë ekspertizë të jashtme miqtë e tyre me paga marramendëse për shërbime jo ekzistuese, transmeton Gazeta Metro.


Mehmetaj vlerësoi se këto shkelje të vazhdueshme të qeverisë kanë kaluar në një rrafsh tjetër, më të dëmshëm.

“Kjo është lojë me durimin, qeveria angazhon militantin me rrogë 7500 euro për të shëtitur kafeve të Evropës”.

Mehmetaj komentoi lajmin e botuar nga Periskopi të martën si një shpërdorim të madh të fondeve, pasi puna në këmbim të këshilltarit as nuk i afrohet vlerës.
”Ky është Gani Jakupi. Ndryshe, konsulent i angazhuar nga Qeveria e Kosovës me pagë 7500 euro në muaj. Jakupi, besoni ose jo, përshkrim të punës e ka “takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh” në shtetet e Beneluksit dhe në “Pariz”.“

Më e rënda shton ai se edhe ky shërbim që gjoja po e kryen nuk na qenka i përfshirë në këtë çmim. Ekstra shpenzime të akumuluara.

“Mendoni se pagën e lartë e shpenzon për të sajgisur gazetarët e artistët? E keni gabim. Kontrata nga Ministria e Punëve të Jashtme që e ka publikuar sot Periskopi, ia mbulon “edhe shpenzimet e takimeve me gazetarë e artistë”.

Ajo që e bën më të dyshimtë edhe sesa që tanimë është, veprimtaria në dukje e Jakupit. Ndoshta edhe e ka kryer falas këtë shërbim në Twitter më parë. Më tej Mehmetaj shkruan se diçka nuk ecën me këtë matematikë duke ia ngjitur edhe një epitet në shenjë revolte.

“Cila është ekspertiza e Jakupit? Shpërndarja e mesazheve militanteske dhe në mbrojtje të Kurtit në Twitter. 7500 euro plus shtesat për militantin, 600 euro për policin e njësisë speciale. Kjo është matematika e teveqelit”./gazetametro.net 

Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë