Loading…

Mehmeti paralajmëron Përparim Ramën: Nëse nuk bënë koalicion, 11 ndërmarrje publike i merr opozita në Prishtinë

  • 07/12/2021 | 21:54

Mehmeti paralajmëron Përparim Ramën: Nëse nuk bënë koalicion, 11 ndërmarrje publike i merr opozita në Prishtinë

Ish-kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka paralajmëruar Përparim Ramën për pasojat nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje koalicioni për Asamblenë e Prishtinës.


Mehmeti thotë se qeverisja në Prishtinë do të jetë shumë e vështirë nëse LDK nuk bënë ndonjë koalicion.

“Deri tani AKR nuk ka marrëveshje me LDK-së e asnjë parti politike për asamble. Kryetarit të ri i dëshiroj suksese, por është shumë e vështirë të kesh sukses nëse nuk e ke shumicën në legjislativ”, tha ai.

Ai thotë se legjislativi ka rëndësi shumë të madhe.

“Nëse nuk ka një koalicion, LDK dhe Përparim Rama humbin kryetarin. Pra partitë që janë shumicë do ta marrin kryetarin e Kuvendit Komunal dhe rreth 11 ndërmarrje publike do të jenë të opozitës në Prishtinë. Dihet që aksionarët e ndërmarrjeve publike në Prishtinë zgjidhen nga Kuvendi Komunal”, tha ndër të tjera Mehmeti në Dukagjini përcjell Telegrafi.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka 51 asamblistë.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 26 asamblistëve.

LVV në Prishtinë ka 17 asamblistë, LDK-14, PDK-9, AAK-6, AKR-3, LB-1 dhe NISMA-1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë