Loading…
Meksika nuk do që të ekzekutohet sulmuesi i El Pasos
  • 19/08/2019 | 08:41

Meksika nuk do që të ekzekutohet sulmuesi i El Pasos

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, është shprehur se shteti i tij nuk dëshiron që të ekzekutohet sulmuesi i El Pasos, që ka lënë të vdekur 22 persona dhe besohet se ka shënjestruar meksikanët,transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesi 21-vjeçar, Patrick Crusius, përballet me dënim me vdekje në Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjera Obrador, ka theksuar se nuk dëshiron që ai të dënohet me vdekje, mirëpo do të kërkojë ekstradimin e tij në Meksikë.

“Kushtetuta jonë nuk lejon dënimin me vdekje. Nuk duam që ai të dënohet me vdekje. Dënimi me burgim të përjetshëm po ashtu nuk ekziston në Meksikë. Ne nuk duam mosndëshkueshmëri. Mirëpo ne kërkojmë që ndëshkimi të shërbejë si shembull që njerëzit të ndalojnë kryerjen e këtyre akteve. Këto akte të urrrejtjes ekstreme nuk janë të mira për Shtetet e Bashkuara dhe për asnjë vend”.
Crusius ka publikuar një dokument para se të kryente sulmin e 3 gushtit, duke u zotuar se do ta luftojë “pushtimin hispanik” në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi ka ndodhur në kohën e tensionimit të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë