Chavela Vargas deri në moshën 81 vjeçare ishte e mbyllur për ta treguar seksualitetin e saj, dhe ky element është i futur në dokumentar.
Chavela Vargas kishte disa jetë. Të gjithat ishin të papërmbajtura, plot dëshirë e ankth për lirinë. Disa ishin më të lumtura, disa me më shumë dashuri, disa me tepricë alkooli. Në secilën prej tyre luftoi të mos tradhtonte, të ishte ajo që është. Catherine Gund dhe Daresha Kyi kanë mbledhur të gjitha këto jetë të Chavela Vargas, për ti përthekuar në një dokumentar 91-të minutësh i cili u shfaq mbrëmë në Berlinale, shkruan Kultplus
https://www.youtube.com/watch?v=H-n3RD8YGQE
Dokumentari në fjalë përmban intervista me artisten në periudha të ndryshme, me deklarata të atyre që i qëndruan afër, që e ndihmuan në sukses. Vitet e para të saj në Meksikë e barazonin me çdo këngëtare, derisa i doli në pah zëri i veçantë, aktrimi, gardëroba, kapaciteti për ta kanalizuar dhimbjen. Kompozitorët e saj ishin të etur për vuajtje në zërin e saj, prandaj shumicën e këngëve i morri për t`ua dhënë vuajtjen si element. /gazetametro.net