Loading…

Meloni dhe von der Leyen vizitë në ishullin e ‘pushtuar’ italian, zotohen për luftë ndaj kontrabanduesve të njerzëve

  • 18/09/2023 | 12:51

Meloni dhe von der Leyen vizitë në ishullin e ‘pushtuar’ italian, zotohen për luftë ndaj kontrabanduesve të njerzëve

Komisionerja evropiane Ursula von der Leyen është zotuar për një ndryshim kursi në politikat e BE’së ndaj kontrabanduesve të emigrantëve ilegal të dielën pas vizitës në ishullin italian të Lampedusës i cili u ‘pushtua’ këtë vikend nga emigrantët ku momentalisht ka më shumë emigrant se sa banorë rezident, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë ishull janë krijuar tensione ku banorët janë shprehur të shqetësuar nga ardhja e pandalshme e emigrantëve nga Afrika e Veriut. Numri i emigrantëve këtë javë e ka tejkaluar numrin e banorëve të cilat deri tani kanë qenë dëshmitarë të shumë tragjedive, raporton The Associated Press.

Von der Leyen tha se ata do ta vendosin se kush do të vijë në BE dhe në çfarë rrethana e jo kontrabanduesit.

Në momentin e kësaj krize të re në Lampedusa, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zotuar për masa më të ashpra dhe ka kërkuar bllokadë detare ndaj kontrabanduesve të Afrikës veriore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë