Loading…

Meloni sot po qëndron në Serbi për vizitë, temë diskutimi me Vucicin do ta ketë edhe dialogun

  • 03/12/2023 | 12:58

Meloni sot po qëndron në Serbi për vizitë, temë diskutimi me Vucicin do ta ketë edhe dialogun

Kryeministrja e Italisë, Giorga Meloni, ka shkuar sot në Serbi për vizitë zyrtare ku do të pritet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.


Kjo është vizita e parë në Serbi që kur ajo u zgjodh kryeministre e Italisë.

Në orën 14:15 para Pallatit “Serbia” është caktuar një pritje formale dhe më pas takimi mes tyre, raporton RTS, transmeton Gazeta Express.

Sipas Vuçiqit, temë bisede mes tyre do të jenë edhe negociatat Kosovë-Serbi, si dhe “bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve dhe marrëdhëniet ekonomike”.

Vuçiq kishte pretenduar se “vizita e Melonit është e rëndësishme për marrëdhëniet tona politike dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse Italia është partneri i dytë më i rëndësishëm i Serbisë në Bashkimin Europian dhe në përgjithësi, partneri i tretë më i rëndësishëm i Serbisë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë