Loading…

Memli Krasniqi: Gratë e Prizrenit e duan rikthimin e qeverisjes zhvillimore me Shaqir Totajn kryetar

  • 10/11/2021 | 21:33

Memli Krasniqi: Gratë e Prizrenit e duan rikthimin e qeverisjes zhvillimore me Shaqir Totajn kryetar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë takuar gratë e kësaj komune, të cilave u kanë premtuar përfshirje më të madhe në vendimarrje dhe mbështetje për zhvillim në karrierë.

Në një postim në Facebook, Kransiqi shkruan se gratë e Prizrenut e duan ndryshimin, e duan rikthimin e qeverisjes së projekteve të mëdha, prandaj do ta mbështesin Shaqir Totajn dhe PDK-në.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Prizrenin edhe pak ditë e ndajnë nga fitorja e madhe e qytetarëve, me Shaqir Totajn kryetar.

Bashkë për Prizrenin nuk është thjesht slogan, është formë qeverisëse, ku qytetari pa dallim do të jetë në qendër, e mbi të gjitha, udhëheqja e komunës do të bëhet nga gratë dhe burrat e Prizrenit.

Përfshirja sa më e madhe e grave në vendimarrje në Prizren, programe konkrete për punësimin e tyre dhe mbështetja e veçantë për zhvillim në karrierë për vajzat, janë disa nga ndryshimet e mëdha që qeverisja e ndershme dhe kompetente e Shaqir Totajt do të sjellë në Prizren.

Sot patëm një takim të veçantë me gra të profesioneve të ndryshme të Kryeqytetit Historik. Të gjitha e duan ndryshimin, e duan rikthimin e qeverisjes së projekteve të mëdha. Kështu, të gjithë duan ta ndalin degradimin në këtë qytet, e bashkë do të punojmë me programin e duhur për Prizrenin, me Shaqir Totajn Kryetar.

#BashkePerPrizrenin
#Voto177

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë