Loading…

Memli Krasniqi me videomesazh, fton qytetarët të ‘Marshojnë për Drejtësi’

  • 31/03/2023 | 16:34

Memli Krasniqi me videomesazh, fton qytetarët të ‘Marshojnë për Drejtësi’

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me një video mesazh në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të dielën në organizimin “Marsh për Drejtësi” në sheshet e kryeqytetit, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi tha se ai dhe familja e tij do të jenë në sheshet e Prishtinës të dielën në 0ra 14:00.

Ai ftoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë marsh, dhe tha ndjehemi krenar me historinë, të vërtetën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Më 2 prill, në orën 14:00, unë bashkë me familjen time do të marshojmë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi.
Ju ftoj secilin prej jush, që të gjithë së bashku, të “Marshojmë për Drejtësi”, duke u ndjerë krenarë me UÇK-në, me të vërtetën dhe me historinë tonë!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë