Loading…

Memli Krasniqi në Vushtrri: Kryetari Ferit Idrizi do të bashkëqeverisë me të gjithë qytetarët

  • 30/10/2021 | 17:24

Memli Krasniqi në Vushtrri: Kryetari Ferit Idrizi do të bashkëqeverisë me të gjithë qytetarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri, ku me kryetarin në ardhje të kësaj komune, Ferit Idrizin, takuan asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, ku diskutuan për angazhimin e mëtejmë për zhvillimin dhe transformimin e Vushtrrisë, pas katër vitesh ngecje dhe degradim në këtë qytet, si pasojë e keqqeverisjes.


Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se tutje kanë takuar kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Vushtrri, ku pa një entuziazëm edhe më të madh për mobilizim drejt fitores së madhe më 14 nëntor.

“Me rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri do të rikthehet edhe perspektiva për të gjithë qytetarët e kësaj komune, pa dallime partiake, të cilët duan një qeverisje zhvillimore, transformuese, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Zotimet e kryetarit Ferit Idrizi për të bashkëqeverisur me qytetarët, për të krijuar vende pune për gratë dhe të rinjtë në veçanti, për ta ndalur korrupsionin në Vushtrri, do të jetësohen në katër vitet e ardhshme.”, shkruan Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë