Loading…

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti e lejoi Serbinë të ndërhyjë në sovranitetin e vendit

  • 04/10/2021 | 21:44

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti e lejoi Serbinë të ndërhyjë në sovranitetin e vendit

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kritikuar marrëveshjen e arritur për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, duke thënë se ajo është e njëjtë me atë të nënshkruar në vitin 2016 nga Isa Mustafa.


Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar gjatë javës së kaluar në Bruksel, Qeveria e Kosovës e legjitimoi të drejtën e Serbisë për të ndërhyrë në sovranitetin e Kosovës.

“I kemi vëzhguar me kujdes veprimet e kryeministrit dhe të qeverisë, para dy javësh kryeministri në seancën të Parlamentit me një pompozitet njoftoi se kishte marrë veprime për të cilat ne në një formë ose tjetër i dhamë të drejtë në kuptimin kushtetues dhe institucional, pra vendimin për reciprocitetin me Serbinë. Na i shfaqi në mënyrë pompoze edhe disa tabela se si do duken në mënyrë provuese dhe tha se këto tabela do të zgjasin, por ato tabela zgjatën vetëm dhjetë ditë dhe pas dhjetë ditësh ose më pak ai u tërhoq nga vendimi i cili ishte vendim sovran dhe i drejtë për t’u kthyer në marrëveshje të cilën Isa Mustafa e kishte nënshkruar në vitin 2016 dhe ajo marrëveshje ishte derivat i marrëveshjes së vitit 2011, të cilën Vetëvendosje e kishte quajtur të turpshme”, tha Krasniqi.

Krasniqi e konsideron edhe më problematik faktin se tabelat me akronime të qyteteve të Kosovës mund të lejohen të lëvizin në veri, por jo në pjesë të tjera të vendit pasi ky është hapi i parë i jetësimit të asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Ka dallim nëse tabelat BG që janë të Beogradit ka reciprocitet për to, nuk ka arsyetim për tabelat që janë KM për Mitrovicë, PE për Pejë, PR për Prishtinë, e të cilat lëshohen në Serbi, ne nuk lëshojmë tabela për Luginën e Preshevës ta zëmë, ne lëshojmë tabela për Republikën e Kosovës dhe Serbia mund të lëshoj tabela për qytetet brenda territorin e saj, por nëse t’i e ke për ligj të drejtën e Serbisë qoftë për gjashtë orë për të lëshuar tabela për territor të Kosovës, kjo është shumë serioze dhe shumë e rrezikshme. Nëse Qeveria e Kosovës e lejon një sistem të ndryshëm në veri dhe një tjetër në jug kjo është e barasvlefshme me një situatë që mund të sjellë vendosjen e hapave e parë të asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive”, tha Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë