Loading…

Memli Krasniqi: Shqetësuese si ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet qendrore për krizën energjetike

  • 17/11/2021 | 23:03

Memli Krasniqi: Shqetësuese si ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet qendrore për krizën energjetike

Në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehi shqetësimet e tij se gjatë këtij dimri, vendi do të ballafaqohet me një krizë serioze të energjisë elektrike, për të cilën, siç tha ai, do të ketë impakt të madh tek qytetarët.


Ai shtoi se deri më sot megjithatë qeveria nuk e ka marr seriozisht krizën energjetike e as nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për këtë çështje.

“Do të thotë se sot e asaj dite, ministrja e as kryeministri nuk e di a e kanë lëshu ma shumë se një deklaratë lidhur me këtë çështje, dhe asnjë hap nuk e kanë ndërmarrë për me u përgatit për nje dimër të ftohtë dhe problematik që Kosovën mundet me e kthy në terr sikur vitet e pasluftës, dhe sot nuk është asnjë shqetësim në Qeverinë e Kosovës”.

Tutje, ai shtoi se me rënien e temperaturave, kjo krizë do të thellohet edhe më shumë, pasiqë do të rritet nevoja për import.

“Me rënien e temperaturave, rritet kërkesa për energji elektrike. Vendi ynë kapacitetet e prodhimit i ka të kufizuara andaj do të rritet kërkesa për të importuar. Çmimet janë mjaft të larta në treg andaj KEDS dhe Qeveria e Kosovës do të duhej të nënshkruanin kontrata në Bursa Ndërkombëtare për të siguruar importin e energjisë për këtë periudhë”.

Kriza energjetike vazhdon të jetë një temë e hapur në Kosovë, duke vënë në pah nevojën urgjente për të ndërmarrë hapa në mënyrë që të lehtësohet situata në raport me konsumatorin për të përballuar koston e lartë të mbulimit të gepit të energjisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë