Loading…

Memli Krasniqi: Të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren me kryetarin e ri, Shaqir Totaj

  • 14/10/2021 | 22:01

Memli Krasniqi: Të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren me kryetarin e ri, Shaqir Totaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka thënë se qeverisja e kësaj partie në Kryeqytetin Historik të Kosovës, është një histori e shquar e besimit të ndersjellë dhe punës së mirë e të përbashkët me qytetarët për zhvillimin e qytetit.


Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren.

“Fitorja jonë në Prizren, është fitore e zhvillimit mbi degradimin, fitore e progresit mbi stagnimin, fitore e transparencës mbi korrupsionin e keqpërdorimin. Është fitore e shpresës dhe rikthimit tonë të fuqishëm, që nisë këtu e shtrohet në mbarë Kosovën.”, shkruan Krasniqi. Lideri i PDK-së thotë se të dielën, të gjithë qytetarët e Prizrenit, do të bashkohen, pa dallim, për numrin e fitores 177, për PDK-në, për Shaqir Totajn kryetar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë