Loading…

Menaxheri i Kosovës tregon se si Zvicra e ‘rrëmbeu’ Kemal Ademin para Kosovës

  • 30/06/2020 | 17:03

Menaxheri i Kosovës tregon se si Zvicra e ‘rrëmbeu’ Kemal Ademin para Kosovës

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka pranuar se ‘Dardanët’ kanë humbur garën për Kemal Ademin, i cili së fundmi ka zgjedhur Zvicrën, transmeton Gazeta Metro.


Para pak ditëve, FIFA i dha dritën e gjelbër sulmuesit për të përfaqësuar Zvicrën, me lajmin që u konfirmua edhe nga Federata e Futbollit e Zvicrës.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte shprehur interesim për sulmuesin e Baselit, mirëpo ky i fundit në fund zgjodhi ‘helvetikët’.

Në një bisedë për ‘Zërin’, Barjam Shala ka bërë me dije se Ademi përfundimisht nuk e ka pranuar ftesën e Kosovës.

“Ia kemi ofruar të gjitha mundësitë Kemal Ademi për ta përfaqësuar Kosovën, megjithatë, ai vendosi që ta përfaqësojë Zvicrën”, u shpreh fillimisht Shala.

Tutje, ai mendon se Zvicra ia ‘rrëmbeu’ Kosovës Ademin si kundërpërgjigjje për Andi Zeqirin, i cili ka vendosur ta pranojë ftesën e ‘Dardanëve’. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Dështimi i FFK’së në rastin e Kemal Ademit, sulmuesi që zgjodhi Zvicrën para Kosovës

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë