Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në prag të seancës për votimin e Demarkacionit u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë.
Sipas Hotit, qytetarët e Kosovës në veçanti studentët e bizneset, po i vuajnë pasojat e mos-liberalizimit të vizave.
“Studentët kosovarë humbin mundësinë për pjesëmarrje në konferenca apo për vizita akademike si shkak i procedurave për marrje të vizave. Bizneset kosovare humbin miliona në pamundësi të lëvizjes lirshëm në tregun e madh të BE-së për shkak të vizave”, ka thënë Hoti përmes një postimi në facebook.
“Të gjithë deputetët, pozitë dhe opozitë, le të marrin parasysh këto kur të vendosin për votën e tyre lidhur me demarkacionin”, ka përfunduar Hoti.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi do të del për votim në Kuvend nesër./gazetametro.net