Loading…

Mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm për muskujt tuaj

  • 02/07/2020 | 08:40

Mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm për muskujt tuaj

Gatuani kafjallin i cili është më i shijshëm se të gjithë të tjerët që i keni provuar deri tani.


Përbërësit:
▪ 3 filxhanë drithëra tërshëre,
▪ ½ filxhani bademe të pjekura (pa kripë),
▪ 3 lugë fara liri,
▪ 1 lugë e vogël kanellë,
▪ 1 filxhan kokrra të mbira gruri,
▪ 3 lugë mjaltë,
▪ 1 filxhan ujë,
▪ 3 lugë belush të thatë,
▪ 3 lugë hurma të grira,
▪ 2 lugë rrush të thatë.

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 170 gradë. Në një tepsi të madhe përzieni të gjithë përbërësit, përveç belushit, hurmave dhe rrushit të thatë dhe qitni në tepsi duke i shpërndarë në mënyrë të barabitë.

Piqni 90 minuta, duke i përzier çdo 15 minuta gjithnjë derisa përbërja të marrë ngjyrë të kafenjtë dhe të bëhet kërcëlluese.

Nëse pas 90 minutave nuk është bërë kërcëlluese, piqeni edhe 15 minuta duke e përzier rregullisht.

Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Shtoni belushin, hurmat dhe rrushin e thatë dhe përzieni mirë.

Shikojeni në vazhdim videon:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë