Është shoqëria kosovare ajo që është e korruptuar. Morali si dhe mos ekzistimi i respektit ndaj shoqërisë kosovare është ajo cilësi që e mundëson korrupsionin. Nëse Albin Kurti nuk është i korruptuar ekonomikisht, atëherë ai është i korruptuar ideologjikisht, e shtynë shoqërinë kosovare në humnera të komunizmit sllav. Kosovari apo shqiptari nuk përputhet me idet komuniste, sepse komunizmi në definicion eliminon si kosovarin poashtu edhe shqiptarin nga globi tokësor.
Shkruan: Genc Limani
Kosova prej një shoqërie demokratike djathtiste zgjohet në një demokraci majtiste në krye me LVV´n, ky është realiteti i shkurtit 2021! Shtrohet pyetja se si një popull i përndjekur si nga majtizmi shqiptar ashtu edhe nga ai serbosllav shndërrohet në prodhues të votave të kuqe? Nëse dikush kishte me spekulu se Albin Kurti dhe LVV´ja me idet e tyre majtiste do të fitonin 50 përqind të votave mbas çlirimit unë këtë e kisha cilësuar si absurditet. Unë në esencë nuk jam kundër ideve majtiste apo opozitës majtiste. Mirëpo si liberalist jam kundër pushtetit majtist, sepse si idét ashtu dhe mendimi i lirë demokratik janë elemente fundamentale në një shtet demokratik, kjo është kontradikta kryesore majtiste. Majtizmi nuk e toleron as idén e lirë e as kritikën konstruktive liberale. Në të kundërtën nga idét liberale, idét majtiste nuk kontrollohen nga individi. Idét majtiste kontrollojnë individin si dhe në këtë rast tërë shoqërinë kosovare. Cilësit tjera të majtizmit janë këto: shtetshkatërrues, kombshkatërrues si dhe shkatërron mundësinë e individit në çasje të fesë. Majtizmi në definicion mbjell popullizëm folklorik si dhe i shëndrron opozitarët në kriminel, ndërsa udheheqësit e saj në lider të pagabueshëm si dhe të pavdekshëm.
Duke u nisur prej asaj që e ceka me lart, shtrohet pyetja se si është e mundur që shoqëria kosovare që e ka përjetuar luftën e fundit si dhe shtypjen majtiste nga ana e komunistëve shqiptarojugosllav voton për LVV´n apo i indroktinon të rinjtë kosovar të votojnë të majtën!
Të jemi të sinqertë majtizmi nuk ka me e sjell ndonjë risi në sferën ekonomike kosovare, apo ndonjë luftë efektive ndaj korrupsionit.
Është shoqëria kosovare ajo që është e korruptuar. Morali si dhe mos ekzistimi i respektit ndaj shoqërisë kosovare është ajo cilësi që e mundëson korrupsionin. Nëse Albin Kurti nuk është i korruptuar ekonomikisht, atëherë ai është i korruptuar ideologjikisht, e shtynë shoqërinë kosovare në humnera të komunizmit sllav. Kosovari apo shqiptari nuk përputhet me idét komuniste, sepse komunizmi në definicion eliminon si kosovarin poashtu edhe shqiptarin nga globi tokësor.
Është mëse e kuptuar mllefosja e shoqërisë tonë ndaj korrupcionit, nepotizmit si dhe keqtrajtimeve të tjera politike që ajo iu është nënshtruar. Porse votimi i të majtës nuk është zgjidhja sipas mendimit tim. Sado e keqe dhe e korruptuar që është shoqëria jonë, aty është policia jonë, flitet në gjuhën shqipe, valon flamuri shqiptar apo kosovar. Është një shoqëri e re që po kalon nëpër livadhe te minuara si politike ashtu edhe ekonomike. Edhe pse nuk kemi çasje në viza kemi çasje në pasaportë dhe mund të lëvizim lirshëm nëse na ipen vizat. Dashuria ndaj shoqërisë dhe shtetit duhet të lindë në shtëpitë tona, fitorja e majtistëve është cingërimë e zgjimit për të gjithë ata që e duan një shtet demokratik kosovar.
PDK, LDK, AKK si dhe partitë e tjera djathtiste duhet të zgjohen dhe të fillojn të mendojn më shumë sesa për ciklet e tyre partiake. Është në pyetje shteti kosovar, destabilizimi vjen nga armiku i brendshëm. Këto parti duhet të zhvillohen dhe si mbas mendimit tim të shndërrohen në parti kosovare e jo parti individuale që vetëm pretendojnë në mbrojtjen e interesave partiake. Bashkëpunimi në mes të partive djathtiste është një rrugë e duhur për ta vetëdijsuar popullatën kosovare për një realitet politik ku si mirëqenia ekonomike ashtu edhe ajo politike janë një normalitet në shoqëritë moderne demokratike. Duhet t’i tregohet shoqërisë kosovare se majtizmi nuk është rruga e duhur për luftimin e korrupsionit dhe të zhvillimit ekonomik. Pra, është koha që partitë demokratike kosovare të zgjohen nga gjumi, të marrin përgjegjësi shtetërore dhe të fokusohen në popullatën kosovare si dhe t’i ofrojnë asaj zgjidhje reale si politike ashtu edhe ekonomike.
(Genc Limani është opinionist nga Diaspora)