Loading…

Menjëherë fillon ndalimi i abortit në disa shtete të SHBA’së pas vendimit të Gjykatës Supreme

  • 25/06/2022 | 20:48

Menjëherë fillon ndalimi i abortit në disa shtete të SHBA’së pas vendimit të Gjykatës Supreme

Dje Gjykata Supreme e SHBA’së, e ndarë 6-3 me vota, vendosi ta rrëzojë vendimin Roe v Wade të vitit 1973, duke ua mundësuar kështu shteteve që të vendosin individualisht për ndalimin ose jo të abortit, përcjell Gazeta Metro.


Aborti u bë i paligjshëm në shumë shtete të SHBA’së të shtunën, vetëm pak orë pasi Roe v Wade u përmbys, ndërsa qytetet shpërthyen në protestë ndaj vendimit historik.

Kjo erdhi pasi Gjykata Supreme hoqi të premten të drejtën kushtetuese për abortin, më shumë se 50 vjet pasi u krijua, duke i lënë shtetet individuale të vendosin. Ky veprim pritet të çojë në ndalimin e abortit në rreth gjysmën e shteteve.

Ndër shtetet e para që nxorën jashtë ligjit pothuajse të gjitha abortet ishte Utah, ku, pas vendimit, ndalimi i abortit kishte hyrë tashmë në fuqi të premten mbrëma.

Ndalimi i Ohio për shumicën e aborteve në rrahjen e parë të zemrës së fetusit hyri gjithashtu në fuqi. Ligji i vitit 2019 ka qenë në pritje për gati tre vjet, por pas njoftimit të Gjykatës Supreme, një gjykatës federal ra dakord të hiqte një urdhër të gjykatës federale që e bllokonte atë disa orë më vonë.

Alabama gjithashtu i ndaloi shpejt abortet, edhe në rastet e përdhunimit ose incestit, përveç rasteve kur jeta e nënës mund të jetë në rrezik, raporton The Guardian.

Menjëherë pas njoftimit, departamenti i shëndetësisë i Arkansas u tha dy ofruesve të abortit të shtetit se abortet tani ishin të ndaluara sipas një ligji që ndalon të gjitha abortet, përveç mbrojtjes së jetës së nënës në një urgjencë mjekësore.

Në tërësi, pritet që së paku 22 shtete të Amerikës ta ndalojnë menjëherë veprimtarinë e aborteve, duke bërë kështu rikthim të madh në historinë e SHBA’së, me ditën e djeshme që mund të quhet historike për konservatorët.

Roe kundër Wade ishte vendim historik i Gjykatës Supreme, në të cilin Gjykata vendosi se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara në përgjithësi mbron lirinë e një gruaje shtatzënë për të zgjedhur të kryejë një abort. Me përmbysjen që iu bë dje, shtetet do të vendosin vetë për fatin e aborteve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë