Mentor Avdili është piktori kosovar i lindur në Medvegjë, ku studimet diplomike dhe post- diplomike për pikturë i ka mbaruar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, i cili së fundmi po e hap ekspozitën e tij të parë personale në Galeria Qahili, transmeton Gazeta Metro.
Ai këtë profesion e ushtron gati 20 vite, ndërsa gjatë këtyre viteve është ndeshur me shumë ekspozita kolektive, koloni dhe shumë mirënjohje, ndërsa në mesin e mirënjohjeve e ka edhe atë të Ambasadës së Amerikës në Kosovë, Ambasadës së Gjermanisë, SOS Fshatrat, etj.
Shkatërrimi i objekteve të vjetra që e ruajnë historinë, i pengon atij, sepse thotë se kanë mbetur shumë pak objekte apo vende të vjetra që ne t’i vendosin në pëlhurë e pëlhura të ruhet me vite, ku bashkë me të edhe historia.
Sonte në Galerinë Qahili, Mentori do të hap ekspozitën e tj të parë, me të cilën kryen edhe studimet e Masterit.
Ekspozita mban emrin ’20’, dhe sipas piktorit dhe kuratorit ky emër është vendosur për shumë arsye. E para, sepse ka 20 vite në Kosovë, e dyta se ka gati 20 vite që merret me art dhe tjetra dhe jo më pak e rëndësishmja është se ai në këtë ekspozitë do të ekspozojë plot 20 piktura.
Në këto 20 piktura, artisti ka paraqitur disa objekte të Prishtinës, të cilat për gjatë gjithë kohës e kanë rrethuar.
Kurator i ekspozitës është Genc Rezniqi, ndërsa në ora 20:20 në Galerinë Qahili do të bëhet hapja./gazetametro.net