Loading…
Mentor Haziri kapet me Fifin: I preferoj të mësohet të shkruajë më mirë
  • 16/03/2019 | 08:19

Mentor Haziri kapet me Fifin: I preferoj të mësohet të shkruajë më mirë

Mentor Haziri ka sqaruar përmes një postimi në Instagram, deklaratën e tij për Fifin dhe Mc Kreshën, në emisionin “Mirage”, transmeton Gazeta Metro.


Mentor Haziri ishte i ftuar në një intervistë për “Mirage” ku ndër të tjera u pyet edhe lidhur me votimet në “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Meqë ishte komentuar votimi i tij për Mc Kreshën dhe Fifin në natën finale, pasi i kishte vlerësuar me katër pikë, ai sqaroi këto pikë.

Këngëtari tha se pavarësisht se kënga ishte e mirë, performanca në atë natë nuk ishte e mirë.

Pas reagimit të Fifit, Mentori edhe njëherë përmes një postimi sqaron se vlerëson Kreshën si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjentë, por atë natë kishte probleme me kufje.

Kurse, për Fifin thotë “Kolegia e tij ishte jashte notave totalisht ne performancen e saj por kjo dhe mund te rregullohet me ushtrime te kendimit live, ne skene te madhe sic eshte Kenga Magjike (edhe perderisa shquhet si tekstshkruese i preferoj qe te mesohet te shkruaj me mire)”./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë