Loading…

Mënyra e duhur për largimin e etiketave të çmimit pa mbetje ngjitëse

  • 21/01/2022 | 15:41

Mënyra e duhur për largimin e etiketave të çmimit pa mbetje ngjitëse

Ne të gjithë e kemi përjetuar zhgënjimin e përpjekjes për të tërhequr një etiketë çmimi dhe që kemi mbetur pjesë ngjitëse në artikull.


Ndonjëherë, ne përpiqemi aq shumë për të hequr çdo copë letre, saqë përfundojmë duke shkatërruar edhe thonjtë tanë.

Një grua e quajtur Sarah Lindner posoti një hile në TikTok, teksa tha se nuk kërkohet shumë përpjekje për të hequr etiketat kokëfortë.

“Ndaloni”, tha ajo, ndërsa përdorte cepin e thoit së saj për të provuar të heqë një etiketë ngjitëse nga një kornizë.

“Përpara se të luftoni me një ngjitëse kokëfortë mbi një artikull të ri dhe të lini atë mbetje ngjitëse, nxirrni një tharëse flokësh. Zbato nxehtësinë për disa momente dhe ngjitësi tërhiqet menjëherë”.

Në komente, disa shikues ndanë këshillat e tyre për heqjen e etiketave. “Mund të përdorni edhe një çakmak”, tha një person. “Dhe përdorni alkool për fërkim, nëse ndonjë mbetje e mbetur ngjitet”, shtoi një i dytë.

@thehouseofsequins♬ original sound – Sarah Lindner

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë