Loading…

Mënyrat se si të parandaloni ecjen ‘jerëm’

  • 02/12/2019 | 16:01

Mënyrat se si të parandaloni ecjen ‘jerëm’

Ecja në gjumë, e njohur zyrtarisht si somnambulizëm, është një çrregullim i sjelljes që buron gjatë gjumit të thellë dhe rezulton në ecje ose kryerje të sjelljeve të tjera komplekse gjatë gjumit, transmeton Gazeta Metro.


Një gjest i tillë është shumë më i zakonshëm te fëmijët sesa të rriturit dhe ka gjasë të ndodhë më shumë nëse një person është i privuar nga gjumi.

Për shkak se një person që ecë në gjumë, është në një fazë të thellë të gjumit, është e vështirë të zgjohet dhe me gjasë nuk do të kujtojë incidentin që i ka ndodhur në gjumë.

Ecja gjatë gjumit zakonisht përfshinë më shumë sesa aq, është një seri sjelljesh komplekse që kryhen gjatë gjumit, më e dukshme nga të cilat është ecja.

Simptomat e çrregullimit të gjumit ndryshojnë nga thjesht të ulur në shtrat dhe të shohësh përreth, të ecësh nëpër dhomë apo shtëpi, deri në dalje nga shtëpia dhe madje edhe ngarje në distanca të gjata. Është një keqkuptim i zakonshëm që një gjumëtar nuk duhet të zgjohet. Në fakt, mund të jetë mjaft e rrezikshme të mos zgjoheni nga gjumi derisa jeni duke ecur.

Nuk ka asnjë trajtim specifik për ecjen derisa jeni në gjumë. Në shumë raste thjesht përmirësimi i higjienës së gjumit mund të eliminojë problemin. Nëse jeni duke provuar këto simptoma, duhet të flisni me mjekun ose një specialist të gjumit për mënyrat për të parandaluar dëmtimin gjatë kësaj faze.

Gjithashtu ekzistojnë disa faktorë siç janë lodhja dhe stresi të cilët mund të shkaktojnë simptoma të tilla. Shkaktarë të tjerë të mundshëm përfshijnë alkoolin dhe ilaçe të caktuara. Gjithashtu, ekspertët rekomandojnë krijimin e një rutine të rregullt dhe relaksuese para gjumit, për të përballuar më lehtë një gjë të tillë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë