“Menza” me një postim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se do të shtrojnë iftar, për nder të gazetarës afgane Suhila Omar, shkruan Gazeta Metro.
Omar ndodhet në Kosovë, pas rënjes në duartë e talebanëve shteti i saj, pra Afghanistani, dhe pa dyshim ajo punën e saj nuk mund ta bëjë nën një regjim të tillë.
Muaji i Ramazanit është i shenjtë në fenë Islame, dhe zyrtarisht nga dita e djeshme ky muaj ka filluar edhe në vendin tonë.
Postim i plotë:
IFTAR PËR SUHILA OMAR Ne pamë Afganistanin tek ra në duart e talebanëve me tmerr dhe trishtim e pastaj me poaq tmerr e trishtim përjetuam pushtimin rus në Ukrainë. Për popujt si i yni këto tragjedi bëhen personale e shumë, shumë të dhimbshme ngaqë pak kohë më parë i kemi përjetuar. Me gjithë pafuqinë e pamundësinë tonë mundohemi me zemër të ndihmojmë. Suhila Omar është gazetare e guximshme afgane që me ndihmën e miqve të saj arriti të gjej strehë në vendin tonë. “Afganistani është vend i bukur me një popull të bukur, të përulur, të sjellshëm dhe mikpritës”thotë shkrimtari afgan”, Khaled Hosseini, që ne patëm fatin ta lexojmë në shqip. Si dikur neve edhe ne asaj i urojmë të kthehet sa më parë në shtëpinë e saj e të gëzoj lirinë e paqen. Iftari do të zhvillohet në Menza, të Enjten, me 23 Mars, si ogur, dhe fillon prej orës 18:02. Kemi vendosur të shesim biletën hyrëse 10 euro për person por jeni të lirë të ipni aq sa dëshironi. Do të ishim të nderuar po të zgjedhnit të bashkoheshit me ne. Ne do të ju shërbejmë ushqime afgane (qaboli palu, shir Branch, Ashak, Bolany, shorrba, Ashi, dopiaza, biryani), që do të gatuhen nga gazetarët afgan të strehuar në vendin tonë, pije e muzikë. Një mundësi për të mësuar më shumë rreth situatës në Afganistan, për të dëgjuar rrëfimin e Suhilës dhe se si mund të bëhemi edhe ne pjesë e ndryshimit aty. Ashtu siç thuhet në Kuran: “ Allahu është me ata që përmbahen.” -16: 128./gazetametro.net