Loading…
Mercedes-AMG A35 i ri do të prodhohet jashtë Gjermanisë
  • 29/04/2019 | 10:55

Mercedes-AMG A35 i ri do të prodhohet jashtë Gjermanisë

Gjiganti Daimler do të prodhojë modelin e ri të Mercedes-AMG për herë të parë jashtë Gjermanisë për shkak të kinezëve.

Bëhet fjalë për versionin e AMG A35 Sedan me boshtin e rrotave të zgjeruar, i cili do të fillojë prodhimin në Pekin në fund të vitit.

Aktualisht, modeli AMG A45 në Kinë është prodhuar në Gjermani, i cili është gjithashtu modeli më i shitur në vendin më të populluar në botë.Popullariteti i A45 tregon se kinezët janë jashtëzakonisht të interesuar në vetura me performancë të lartë, megjithëse qytetet kineze janë bllokuar nga trafiku i rëndë dhe rrugët e mbuluara nga kamerat për regjistrimin e tejkalimit të shpejtësisë.

Megjithatë, modelet më të vogla të AMG-së janë shumë të njohura, edhe pse A35 ka 302 kuajfuqi dhe A45 posedon 376 kuajfuqi. Të dy kanë motor 2.0-litër me katër cilindra dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijnë për 4.9 sekonda.

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë