Loading…

“Mercedes E-Class Coupe” në prill të 2017 (Foto/Video)

  • 16/12/2016 | 10:46

“Mercedes E-Class Coupe” në prill të 2017 (Foto/Video)

“Mercedes” ka prezantuar disa detaje për modelin e ri që po vjen “Mercedes E-Class Coupe”, para se të jetë i gatshëm për publikun, këtë model do mund ta blini në prill të vitit 2017, transmeton gazetametro.net.

Dizajni i “E-Class Coupe” është frymëzim nga modelet tjera të Mercedes, përkatësisht modeli “C-Class” dhe “S-Class”. Modeli “E-Class Coupe” është 123 milimetra më i gjatë dhe 74 milimetra më i gjerë se sa paraardhësi i tij, përderisa linja e kulmit janë 32 milimetra më të lartë. Baza ndërboshtore është zgjeruar deri në 113 milimetra, që në “Mercedes” theksojnë se është përmirësim për këmbët, kokën dhe krahët, për shembull, nga prapa ofron 74 milimetra më shumë hapësirë për këmbët. “Coupe” po ashtu mban të njëjtin sistem të lidhjeve të shërbimeve dhe ato të sigurisë. Në treg, modeli “E-Class Coupe” do të jetë në dispozicion me një model me naftë dhe tre me benzinë. Motori me naftë vjen me motorin prej 2.0-litra, katër cilindra, që prodhon 191 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale është 241 KMH/h, ndersa nga zero deri në 100 e arrin për 7.4 sekonda./ gazetametro.net

12c1284_084 1481725511-screen-shot-2016-12-14-at-93100-am

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë