Loading…

Mërgim Berisha ia bëri ‘sefte’ me Gjermaninë: Kështu u paraqit për 15 minuta ndaj Perusë

  • 25/03/2023 | 23:46

Mërgim Berisha ia bëri ‘sefte’ me Gjermaninë: Kështu u paraqit për 15 minuta ndaj Perusë

Sulmuesi që e refuzoi Kosovën për Gjermaninë, Mërgim Berisha, ka debutuar kundër Perusë dhe ka luajtur për 15 minuta, transmeton Gazeta Metro.


Berisha përkundër përpjekjeve siç u tha të Kosovës për ta bindur atë për të përfaqësuar vendin e origjinës nuk e zgjodhi këtë opsion. Ai refuzoi ftesën e ‘Dardanëve’ dhe pranoi atë të ‘Pancerave’.

Sonte ëndrra me gjasë iu bë realitet në minutën e 75’të kur hyri në vend të sulmuesit, Niclas Fullkurg, që shënoi dy golat e fitores për kombëtaren e tij.

Paraqitja e Berishës u vlerësua me notën (6.6) nga faqja e specializuar e statistikave ‘SofaScore’.

Ai bëri 12 prekje të topit, shtatë pasime (29% i saktë), katër duele (një doli fitues) dhe shkaktoi një ndërhyrje të palejuar.

24-vjeçari debutoi në një miqësore, pasi Gjermania si organizatore e ‘Euro 2024’ nuk merr pjesë në kualifikime.

A do të paraqitet ndonjëherë në ndeshje kompetitive? Të presim e të shohim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë