Loading…
Mërgim Lushtaku lajmërohet nga Haga: Kur do të vijë dita për gjykimin e krimeve të Serbisë
  • 16/01/2019 | 11:50

Mërgim Lushtaku lajmërohet nga Haga: Kur do të vijë dita për gjykimin e krimeve të Serbisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, është lajmëruar nga Haga duke deklaruar se luftëtarët e UÇK’së dhe babai i tij janë gjithmonë të gatshëm të dëshmojnë për luftën e drejtë që kanë bërë, transmeton Gazeta Metro.


Lushtaku ka thënë se luftëtarët e UÇK’së janë ballafaquar me UNMIK’un dhe EULEX’in, kurse tani po merren me Gjykatën Speciale, sipas tij çdo gjykatë që do të themelohet në të ardhmen Kosova do të jetë e gatshme të ballafaqohet dhe ta dëshmon të vërtetën rreth luftës  së pastër që ka bërë.

Ai ka shtuar se kur do t’i vie koha edhe Serbisë ta ketë një gjykim ndërkombëtarë për krimet që ka bërë në Kosovës, gjatë luftës.

Postimi i plotë :

Paqe nga Haga

Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.

Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:

1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,

2. Kryerjen e 400 masakrave,

3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,

4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,

5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi, ka shkruar Lushtaku në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë