Loading…

Mërgim Lushtaku: Mësimdhënësve u janë ndalur pagat dy herë, në kohën e Milloshevicit dhe të Kurtit

  • 05/10/2022 | 20:32

Mërgim Lushtaku: Mësimdhënësve u janë ndalur pagat dy herë, në kohën e Milloshevicit dhe të Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pasi Qeveria po refuzon që t’ua japë rrogave mësuesve, pasi këta mbajtën grevë.


Lushtaku ka deklaruar se mësimdhënësit nuk morën pagat në dy raste, gjatë kohës së Milloshevicit dhe nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai mes tjerash shtoi se nuk dëshiron të bëjë krahasime të tilla, por se shumë mësimdhënës po nënçmohen e linçohen nga qëndrimet e një politikani.

“Vetëm dy herë janë ndalë pagat e mësimdhënësve, një herë në kohën e Jugosllavisë dhe një herë në qeverisjen e Kurtit. Krahasim i rëndë, por është realitet. Nuk dua kurrë të marrë krahasime të tilla, por kur i shoh të gjithë ata mësimdhënës që kanë sakrifikuar për gjenerata të tëra në Kosovë, dhe produkte të tyre jemi të gjithë ne pa dallim, dhe t’i nënçmojmë dhe linçojmë ata, vetëm për qëndrimet e një lideri politikë, është e pajustifikueshme dhe arrogante”, tha Lushtaku në Kanal 10.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë