Loading…

Mërgim Lushtaku: S’pranojë të gjykohem nga EULEX, janë pro serbë

  • 17/11/2016 | 20:21

Mërgim Lushtaku: S’pranojë të gjykohem nga EULEX, janë pro serbë

Dajli i Sami Lushtakut, Mergimi Lushtaku nuk e ka parë aktakuzën e sotshme për 24 persona të cilët akuzohen se kanë ndihmuar që të arratiset Sami Lushtaku nga spitali.

Mërgim Lushtaku në emisionin InfoBox, në RTV Dukagjini, tha se nuk e ka parë këtë aktakuzë, në të cilën akuzohet edhe ai.

Ai tha se edhe nëse nuk i përgjigjet kësaj aktakuze dhe në qoftë se arrestohet nuk dëshiron që të gjykohet nga gjykatësit e EULEX-it.

“Në EULEX  nuk janë të gjithë dashamirës të Kosovës, ka shumë anti-shqiptarë dhe janë pro serbë. Më parë shkoj në Hagë, sepse EULEX-i është bastarduar si instuticon pasi ka dal edhe i korruptuar”, ka thënë Lushtaku.

Ai gjithashtu tha se nuk është në rregull që prindi i tij dënohet për 12 vite për një vepër që nuk ka pasur asnjë dëshmitar, pa pasur fakte pa pasur emër dhe mbiemër.

“Besoj se brenda 6 muajve, kemi kohë për të gjetur fakte të tjerta edhe pse ne kemi fakte, se nuk ka asnjë dëshmitarë që ngarkon prindin tim që ka qenë përgjegës, për ato që kanë ndodhur në Likovc”, ka thënë Lushtaku.

I biri Sami Lushtakut tha se, gjithashtu ka njerëz që tek ndërkombëtarët kanë thënë se ka rrezik nga babai i tij.

“Ka njerëz që tërthurazi kanë folur edhe te ndërkombëtarët dhe i kanë thënë se ka rrezik nga Sami Lushtaku”, ka thënë Lushtaku.

“Gjendja e tij akutale në burg  është se ende ka probleme shëndetësore, me tension, dhe shtrëngim në gjoks por ani nuk po pranon që të dalë npër spitale për arsye se po bëhet e madhe kjo çështje, dhe në burg nuk ka mjekë specialist për të bërë kontrolle”, tha i biri i Lushtakut.

Por ai tha se mirë nuk është në burg, janë munduar si çdo qytetar tjetër të trajtohet, ai është burg nuk mundesh ti thuash se është i mirë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë