Loading…

Mërgim Lushtaku tregon pse po kandidon për deputet

  • 07/06/2017 | 19:36

Mërgim Lushtaku tregon pse po kandidon për deputet

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Mërgim Lushtaku, ka shkruar një letër publike, nëpërmjet të cilës ka treguar arsyet pse ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet e 11 qershorit.


Djali i Sami Lushtakut ka përmendur nevojën që ka politika e Kosovës për përfshirje më të madhe të të rinjve.

“Vendi ynë i dashur ka nevojë tani, më shumë se asnjëherë tjetër, që rinia, e cila ka integritet dhe që bart vlera të mirëfillta, të marrë përgjegjësi më të mëdha mbi supet e veta dhe të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe Kosovës në përgjithësi. Vendi ynë i dashur, Kosova, ka nevojë për energji të re, për njerëz të ri të besueshëm dhe të cilët duan të shërbejnë me sinqeritet”, ka shkruar ai, përcjell gazetametro.net

Ai tha se duke u nisur nga kjo premisë, ka vendosur të garoj për deputet në Kuvendin e Kosovës, me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Para sa ta marrë vendimin përfundimisht, pas takimeve të shumta me qytetarë nga qytete dhe fshatra të ndryshme anekënd Kosovës, kam mësuar për nevojat e shumta që kanë qytetarët e vendit. Kjo ka qenë një periudhë bindjeje dhe një shtysë për mua ta marr këtë vendim, që t’i hy garës për deputet të Kuvendit të Kosovës, duke u matur në popull, duke kërkuar votën e qytetarëve të vendit, që t’i shërbej vendit tim me përgjegjësi dhe nder”, tha ai ndër tjerash. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë