Loading…

Mërgim Lushtaku: VV e tradhtoi Murat Jasharin, PDK nuk bën koalicionit me ta

  • 26/02/2021 | 12:19

Mërgim Lushtaku: VV e tradhtoi Murat Jasharin, PDK nuk bën koalicionit me ta

Partia Demokratike e Kosovës [PDK] doli e dyta në këto zgjedhje duke i fituar mbi 17 për qind të votave, por duke qëndruar larg partisë së parë Vetëvendosjes. Duket se kjo parti ka nisur një proces reflektimi e analizimi për rezultatin zgjedhor dhe qëndrimet politike që do të mbajnë. Ja çka thotë Mërgim Lushtaku – që duket se do të jetë sërish deputet – për çështjet e rëndësishme që e presin vendin.

Lushtaku thotë se partia e tij do t’i pres 100 ditët e para të Qeverisë Kurti për të vepruar më pas si parti opozitare në raport me të.

“Është koha që me pa 100-ditshin e tij, që të vlerësojmë punën dhe angazhimin e tij politik, nëse formohet qeveria e tij e shohim.” – ka thënë z.Lushtaku për Periskopin.

Ashtu si babai i tij, Samiu, edhe Mërgim Lushtaku nuk beson në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje derisa kjo parti politike është e para.

Lushtaku është shprehur edhe në lidhje me sigurimin e kuorumit për ta bërë presidente me mandat pesë vjeçar Vjosa Osmanin. Ai kësaj here ishte edhe më i rezervuar për të shprehur një qëndrim personal, derisa deklaroi se pritet shpejt një vendim nga partia.

Kandidati i PDK-së për deputet e quajti të “pamoralshëm” mënyrën se si e kishte përdorur VV-ja emrin e Murat Jasharit për pozitën e presidentit të vendit.

Më poshtë i keni përgjigjet e Lushtakut:

Periskopi: A do të qëndroj PDK në seancë ditën kur do të votohet Vjosa Osmani për Presidente?

Besoj që vendimi jonë të jetë me strukturat e partisë, jo vetëm kryesia por edhe këshilli drejtues edhe grupi parlamentar do të vendosin paraprakisht për këtë drejtim. Nuk kemi ende ndonjë qëndrim, por besoj që do të marrim një qëndrim shumë shpejt në parti dhe do të vendosim

Periskopi: Procesi zgjedhor sipas deputetit Lushtaku dhe rezultati i PDK në këto zgjedhje?

Besoj që edhe për këtë çështje do të bëjmë një analizë të brendshme dhe do të dalim me një qëndrim.

Periskopi: A duhet të ndodh një koalicion në mes të PDK-VV?

Unë nuk besoj që një koalicion VV-PDK i duhet këtij vendi. Besoj që në zgjedhjet e ardhshme duhet të tregohet ndryshimi i madh i PDK-së… që ajo të jetë parti e parë në zgjedhje dhe më pastaj ajo mundet me u diskutu për koalicion. Sipas meje as ne nuk kemi synim që me hy në koalicion me VV po as partia, kështu që rrugët tona janë të ndara në këto zgjedhje dhe realisht i ka përcaktuar qytetari dhe ne do t’i shohim mundësitë tona si parti opozitare, ky është mendim imi personal, ne ende nuk kemi marrë një qëndrim partiak, por besoj që kjo frymë mbizotëron në partinë tonë

Periskopi: Si e sheh zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente, dhe lakimi i emrit të Murat Jasharit për këtë post?

Ne kemi thënë në vazhdimisht që një parti e cila keqpërdor emrat e përveçëm e realisht edhe nder për shoqërinë, për konsum të saj politik realisht është e dëmshme, dhe realisht më së shumti i dëmton ata persona, por është në përgjegjësinë e tyre se përse është përmend emri, dhe ne shohim si gabim politik përderisa nuk ka emra konkret. Fatkeqësisht është keqpërdor emri i Murat Jasharit dhe nuk është e hijshme ky keqpërdorim i emrit të Murat Jasharit, dhe është emër i cili më ndikues, por fatkeqësisht VV’ja ka keqpërdorur dhe në fund të fundit e tradhtoj.

Periskopi: Dialogu dhe qasja e Kurtit ndaj këtij procesi?

Nuk du me hy në politikat e tij në këtë moment. Është koha që me pa 100-ditshin e tij, që të vlerësojmë punën dhe angazhimin e tij politik, nëse formohet qeveria e tij e shohim. Nuk po du me u lëshu në këtë vlerësim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë