Loading…

Mërgimtarët mërdhinë në kufi, qytetarët u shërbejnë qaj (Foto)

  • 09/01/2017 | 21:40

Mërgimtarët mërdhinë në kufi, qytetarët u shërbejnë qaj (Foto)

Kolonat e gjata të krijuara tek pika kufitare ‘Merdare’ po lënë mërgimtarët nga 2 -3 e më shumë orë pa lëvizur. E duke marrë parasysh motin që po mbretëron këto ditë dhe temperaturat që shkojnë në deri minus 20 gradë po ua bënë edhe më të vështirë pritjet.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot ku në këtë pikë kufitare pritjet janë të gjata.

E kështu një grup qytetarësh siç raporton Rrokum Tv, që kanë emëruar vetën si ‘Iniciativa Vullnetare “RB”’ duke parë këtë gjendje u kanë shërbyer atyne nga një qaj të ngrohtë.

“Ne jemi dëshmitarë se këto ditë po mbretëron një dimër i acartë, por edhe njëkohësisht mërgimtarët tanë po detyrohen me pritë gjatë nëpër kufij gjatë rrugës për në Kosovë dhe anasjelltas. Prandaj një veprim i yni modest për m’i shërbye vullnetarisht ata me nga nji qaj të nxehtë kamomili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga ta”, citohet të ketë thënë kryetari i kësaj iniciative Reshat Blakçori./gazetametro.net

sherbimi-me-qaj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë