Loading…

Mërgimtarët nga Franca bëjnë me shtëpi familjen Ibrahimi

  • 31/03/2017 | 11:08

Mërgimtarët nga Franca bëjnë me shtëpi familjen Ibrahimi

Shoqata e Mërgimtarëve “Iliria”, me seli në Sant Julian të Francës, ka bërë me shtëpi të re familjen e Flamur Ibrahimit nga Tërsteniku i Vitisë.


Mërgimtarët të cilët jetojnë dhe punojnë në qytetin francez, Sant Julianit i janë bashkangjitur aksionit gjithëpërfshirës të mërgimtarëve nga Vitia për ndërtimin e shtëpive familjeve të pastreha në Viti, raporton albinfo.ch.

Krahas grumbullimit të mjeteve për aksionin të iniciuar nga Shoqata Vitia në Gjenevë të Zvicrës “Kontributi juaj ndërron jetë”, kanë marrë iniciativën që edhe vetë të ndërtojnë një shtëpi për familjet e pastreha.

Përfaqësuesi i Shoqatës “Iliria” Shaip Deda është shprehur se kjo shoqatë që tubon mërgimtarët e vendosur në Sant Julian, në vazhdimësi me aksione të ndryshme humanitare po kontribuon për vendlindje, dhe në këtë drejtim është edhe aksioni i fundit që njërës nga familjet e pastreha në komunën e Vitisë, t’iu ndërtohet shtëpia, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Deda është shprehur se përveç kësaj shtëpie anëtarët e shoqatës “Iliria” kanë kontribuar edhe në aksionin e përgjithshëm të mërgimtarëve të Gjenevës, duke derdhur kontributet e tyre në vlerë prej mbi 5 mijë euro në xhirollogarinë e hapur për ndihmë familjeve të pastreha në Komunën e Vitisë.

Për ndihmën e mërgimtarëve në Sant Julian është shprehur falënderues edhe vetë kryefamiljari i familjes Ibrahimi që ka përfituar nga aksioni i ndërtimit të shtëpive, duke potencuar se me shtëpinë e re ai dhe familja e tij do të bëjnë një zgjidhje për shtëpi të re.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë