Loading…

Mërgimtari kërkon nuse me para: Tre persona nga Istogu e mashtrojnë duke ia marrë 5 mijë euro

  • 21/01/2021 | 10:49

Mërgimtari kërkon nuse me para: Tre persona nga Istogu e mashtrojnë duke ia marrë 5 mijë euro

Një mërgimtar nga diaspora është mashtruar keq nga tre persona në qytetin e Istogut, shkruan Gazeta Metro.


Ky mërgimtar kishte kërkuar një nuse për t’u martuar dhe tre personave ia kishte dërguar rreth 5 mijë euro.

Mirëpo, dy burra dhe një grua kësaj marrëveshje që kishin lidhur me mërgimtarin nuk ju janë përmbajtur duke e mashtruar atë, ku më pas policia i ka arrestuar këta tre persona.

Këta tre persona nuk ju ishin përmbajtur për t’i gjetur mërgimtarin nusen për t’u martuar në vlerë prej 5 mijë eurove.

“Me 20.01.2021 pas disa hetimeve të zhvilluara policia ka arritur ti arrestoj dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer vepren e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga nje shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë