Loading…

Mërgimtari që u supozua se ka kërcënuar Kurtin: Militantët e VV’së po më ‘sulmojnë’

  • 04/11/2021 | 23:30

Mërgimtari që u supozua se ka kërcënuar Kurtin: Militantët e VV’së po më ‘sulmojnë’

Mërgimtari, Kujtim Kurti që është ftuar nga Departamenti Anti-Terror, për një shaka në rrjetet sociale e që konsiderohej si kërcenim ndaj kryeministrit Albin Kurtit nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, po thotë që kritikat e tij në Facebook ndaj qeverisë janë raportuar vazhdimisht nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Kujtim Kurtit, i cili ka folur për Gazetën Metro, ka thënë se është atakuar shpesh nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa ka thënë se postimet e tij në rrjetet sociale shumicën e rasteve kanë karakter ironizues.

Kurti i cili jeton në Gjermani, katër ditë pasi u tha se kryeministri Kurti u kërcënua në rrjetet sociale, ky qytetar kishte bërë një status në Facebook në formë shakaje ku kishte shkruar ‘100 mi kush e vret Albin Kurtin’, e që kishte aluduar në ‘1oo minjë’ dhe ishte vetëm një shaka.

Por menjëherë pas kësaj, kishin filluar hetimet nga Policia e Kosovës dhe ishte ftuar urgjentisht nga Departamenti anti-terror në Prishtinë.

Kurti ka ofruar dëshmi si më poshtë, ku po thotë se po atakohet vazhdimisht nga militantët e VV’së në Facebook..

Bëri shaka duke ofruar ‘100 mi’ për jetën e Kurtit, ftohet nga Departamenti Anti-Terror

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë