Loading…

“Meridian Express” blen rrjetin e dyqaneve “Spar”

  • 17/10/2020 | 12:23

“Meridian Express” blen rrjetin e dyqaneve “Spar”

Rrjeti i dyqaneve “Meridian Express”, ka blerë së fundi edhe dyqanin e njohur “Spar” selinë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Kompania e rrjetit të marketeve Meridian tani ka nën menaxhim edhe Sparin, i cili ofron produkete të freskëta dhe të mira në vend.

Kutjojmë, që Meridian Express, është themeluar në tetor të vitit 2012, si rrjet i dyqaneve të lagjes ku janë prezent në shtatë qytetet kryesore të Kosovës. Ata operojnë me 37 dyqane në shtatë (7) qytetet më të mëdha në Kosovë: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, dhe Gjakovë.

Meridian tanimë është zhvilluar jo vetëm si kompani por edhe si lider i korporatave me përgjegjësi shoqërore në Kosovë. Si pjesë e pandashme e shoqërisë, Meridiani ofron përkrahje të vazhdueshme organizatave lokale, duke filluar nga ato të bamirësisë e deri tek ekipet sportive.

Meridian Express funksionon si njësi e biznesit nën ombrellën e “Meridian Corporation”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë