Loading…

Meriton Korenica te Ballkani? Këto janë të rejat e fundit

  • 09/08/2020 | 22:00

Meriton Korenica te Ballkani? Këto janë të rejat e fundit

Ballkani është duke menduar për transferimin e Meriton Korenicës, për të përforcuar kështu sa më shumë skuadrën për sezonin e ri, transmeton Gazeta Metro.


Futbollisti kryesor i Ballkanit në sezonin e fundit, Blend Baftiu, sipas të gjitha gjasave do largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Kësisoj, klubi nga Suhareka ka filluar kërkimet për zëvendësuesin e tij dhe besohet se kanë identifikuar Meriton Korenicën.

‘Gazeta Olle’ mëson se Ballkani është në negociata me mesfushorin e Prishtinës dhe e kanë informuar atë me kushtet, teksa tani po mundohen të gjejnë një akord të kënaqshëm për dy palët. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në lidhje me të ardhmen e Korenicës, i cili aktualisht është i fokusuar te ndeshjet e kualifikimeve për Ligën e Europës me Prishtinën.

Ndryshe, 23 në të kaluarën ka luajtur për Lirinë e Prizrenit dhe Shkëndijen e Tetovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë