Loading…

Merkel: Më vjen shumë keq, nuk arritëm marrëveshje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

  • 18/10/2019 | 15:16

Merkel: Më vjen shumë keq, nuk arritëm marrëveshje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kaneclarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhje për vendimin negativ të dalë nga Samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedoniës së Veriut dhe Shqipërisë në BE.


“Sigurisht që ne do të punojmë për të qëndruar në komunikim me këto vende për të mbajtur ndikimin e jashtëm sa më të ulët që është e mundur. Do të ketë zhgënjim. Unë bisedova me Zoran Zaevin në telefon sot. Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit viti do t’i rikthehemi kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, Franca ka shprehur dëshirën dhe ne e mbështesim propozimin që procedurat e anëtarësimit të bëhen më transparente”-theksoi Merkel.

“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje”, tha Merkel.

“Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përarimet që kanë bërë”.

“Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, shtoi Kancelarja.

E pyetur se pse ishte kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë, Kancelarja Merkel tha se nuk kishte shumë shtete që ishin pro këtij vendimi.

“Të dy shtetet kanë bërë përparime të mëdha. Procesi i vetting-ut në Shqipëri po vazhdon prej disa kohësh, ndërsa Maqedonia ka bërë një marrëveshje të rëndësishme për ndryshimin e emrit. Do të ishte më e zgjuar nga ana jonë që t’i mbanim shtetet bashkë”, u shpreh Merkel.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë