Loading…

Merkel përjashton një riorganizim të qeverisë

  • 17/01/2021 | 08:22

Merkel përjashton një riorganizim të qeverisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi një një riorganizim të kabinetit të saj, pasi rivali i saj i dikurshëm Friedrich Merz theksoi se ai dëshironte të merrte postin e ministrit të Ekonomisë.


Pasi u mund sot në garën për kryesimin e Partisë Kristian-Demokrate (CDU), Merz shkroi në Twitter se i kishte propozuar kreut të ri të CDU-së, Armin Laschet për të marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Por një zëdhënës i qeverisë theksoi se kancelarja, Angela Merkel nuk kishte planifikuar një riorganizim të qeverisë.

Duke folur pas fitores së tij, Laschet i tha kongresit se parashikonte të fliste me Merz për kontributin e tij të ardhshëm në parti. /ATSH

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë