Loading…

Merr Frymë, protestë në Prishtinë

  • 16/12/2016 | 14:10

Merr Frymë, protestë në Prishtinë

Iniciativa Merr Frymë, si grup i qytetarëve të brengosur me cilësinë e ajrit, sot mban protestë në Prishtinë.

Sipas organizatorëve cilësia e ajrit në kryeqytet është duke tejkaluar limitet e lejuara dhe është duke kaluar në rrezikshmëri për qytetarët.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

“Me maska kundër ajrit të ndotur, protestojmë për të treguar se nuk duam të jetojmë më me këtë ajër të ndotur. Protestojmë për të kërkuar nga Qeveria dhe Komuna që të ndërmarrin masa urgjente për të parandaluar ndotjen e ajrit deri në helmim”, thuhet në njoftimin e Merr Frymë.

Kjo iniciativë kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe organet komunale që brenda një jave të deklarohen rreth ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe për masat që ato do të ndërmarrin.

“Në diskutim me njohës të çështjeve të ambientit ne kemi dhënë këto propozime: gjetja e modaliteteve për zvogëlimin e hyrjes së makinave në qytet, kontrollimin rigoroz të emisioneve të makinave, kontrollimin e ndotjes nga amvisëritë dhe banesat, kthimin e ligjit për ndalesen e importit të makinave të vjetra si dhe krijimin e  kushteve për mbylljen e Termocentralit Kosova A”, thuhet në njoftimin e Merr Frymë.

Protestën e përkrahin edhe “Ta pastrojmë Kosovën” si dhe  Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim. Këto dy të fundit do të kenë një aksion simbolik para Ministrisë së Ambientit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë