Loading…

‘Merr frymë’ thërret për protestë

  • 12/12/2016 | 09:33

‘Merr frymë’ thërret për protestë

Prishtina do të vazhdojë të organizojë protesta kundër ndotjes së ajrit. Kjo gjë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, ndërsa përgatitjet për protestën kanë marrë hov dhe janë afro 2 mijë qytetarë, të cilët janë paraqitur si pjesëmarrës të saj. Është hera e parë që në Kosovë organizohet një protestë e kësaj përmase.

Ndotja e ajrit në kryeqytet, kohët e fundit, ka arritur përmasat alarmante. Ndërsa, janë shtuar aktivitetet dhe reagimet në kundërshtim të kësaj dukurie dhe janë rritur kërkesat për të marrë masa kundër ndotësve më të mëdhenj të ajrit, siç janë: ndalimi i qarkullimit të automjeteve të vjetra në rrugë dhe ndalimi i përdorimit të gazrave helmuese për prodhimtari dhe ngrohje gjatë dimrit, shkruan sot “Koha Ditore”

Së fundi, një grup të rinjsh, kanë themeluar një iniciativë qytetare me emrin “Merr frymë!”, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër ndotjes së ajrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë