Loading…

Merr fund aventura e Coutinhos te Barcelona: Braziliani zgjedh skuadrën e re

  • 16/06/2019 | 22:02

Merr fund aventura e Coutinhos te Barcelona: Braziliani zgjedh skuadrën e re

Aventura e Philippe Coutinhos te Barcelona është drejt fundit, vetëm pas një sezoni e gjysmë te kaluar në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Metro.


Philippe Coutinho erdhi te Barcelona në janarit e vitit 2018, me një transferim që bëri bujë të madhe. Por, braziliani duket se nuk ka arritur që ta bindë klubin katalunas.

Nga 34 ndeshje të zhvilluara në La Liga, Coutinho arriti që të shënoi vetëm 5 gola dhe të dhuroi 2 asistime, duke u vlerësuar si një sezon zhgënjyes.

Mediumi britanik “Express” ka raportuar sot se Coutinho do të largohet këtë verë dhe tashmë ka zgjedhur Chelsean si destinacionin e tij të radhës. Por, kjo lëvizje mund të mos ndodhë për shkak të situates së krijuar mes Chelseas dhe FIFA’s, lidhur me FFP – Fair Play Financiar.

Nga kjo situatë mund të përfitojnë Manchester United dhe Paris Saint-Germain, që gjithashtu kanë shprehur interesim për ish futbollistin e Liverpoolit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë