Loading…

Merr fund gjithçka: Joshua fiton me vendim të gjyqtarëve kundër Franklin

  • 02/04/2023 | 00:32

Merr fund gjithçka: Joshua fiton me vendim të gjyqtarëve kundër Franklin

Ka përfunduar meçi mes Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin, transmeton Gazeta Metro.


Me vendim unanim të gjyqtarëve ka fituar Joshua.

Ai nuk e kishte aspak të lehtë kundër boksierit amerikan, i cili në 12 raunde diti t’i nxjerrë mjaft probleme 33-vjeçarit.

Për një nuancë ‘AJ’ ishte më i mirë, megjithatë në disa raste edhe Franklin ka ditur të tregohet i rrezikshëm.

Me këtë fitore të Joshua, tani është e mundshme përballja mes dy britanikëve, Tyson Fury – Anthony Joshua.

Kujtojmë se ky ishte rikthimi i parë në ring i Joshua pas dy humbjeve radhazi nga kampioni aktual botëror i peshave të rënda, Oleksandr Usyk.

‘AJ’ i kishte humbur brezat e artë të versioneve WBA, WBO dhe IBF, ndërsa sonte për herë të parë garoi në një meç që nuk është i vlefshëm për kampion botëror që nga viti 2015. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë