Loading…

Merren vesh për Buxhetin, procedohet në Kuvend

  • 23/11/2016 | 15:57

Merren vesh për Buxhetin, procedohet në Kuvend

Dy partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, më në fund kanë arritur të gjejnë kompromisin për Buxhetin e vitit 2017, dhe atë ta procedojnë në Kuvend për miratim.

Sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, me 5 vota pro dhe 3 kundër, Buxheti është proceduar për lexim të parë në Kuvend.

Edhe pse në mesin e atyre që votuan kundër në Komision, ishte edhe një deputet i PDK-së, duket se PDK e LDK kanë arritur ta kalojnë këtë mospajtim.

Për Buxhetin 2017 i cili është paraparë të jetë 2 miliardë euro, kundër ka votuar deputeti i PDK-së, Shukri Buja, i cili e ka cilësuar buxhet të fryer, pasi sipas tij buxheti real nuk e kalon vlerën e 1 miliard e 600 milionë eurove.

Ai ka thënë se pjesa tjetër është huamarrje.

Pas këtij pajtimi ka reaguar edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili duke aluduar te mospajtimet rreth këtij buxheti, ka thënë se ai nuk i përket asnjë partie politike, dhe se është i krejt Kosovës.

Por, ndryshe nga Mustafa thotë deputeti i PDK-së, Buja, sipas të cilit ky buxhet reflekton edhe ndarjen partiake sipas komunave, duke aluduar këtu në projektet kapitale që pritet të financohen nëpër komuna përmes këtij buxheti. Sipas Bujës, përmes këtyre projekteve po pretendohet që të mbahen komunat aktuale të qeverisura nga LDK-ja, e eventualisht edhe të fitohen të tjera. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë