Ylli i popit Celine Dion ka njoftuar me keq ardhje se po anulon pjesën tjetër të turneut të saj botëror në Amerikë për shkak të problemeve serioze shëndetësore, raportoi CNN, transmeton Gazeta Metro.
Ajo njoftoi se do të anulojë 16 koncerte.
Këngëtarja ka publikuar edhe një njoftim zyrtar në profilin e saj në Instagram në të cilin ka renditur të gjitha vendet ku është dashur të performojë dhe tani ato koncerte janë anuluar dhe krahas njoftimit ka shkruar.
“Mendova se do të shërohesha shpejt, por kjo nuk ndodhi. Mjekët më këshilluan të pushoja dhe duhet t’i dëgjoj. Jam prekur nga të gjitha fjalët tuaja të guximshme që më dërgoni në rrjetet sociale, ndjej dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kjo do të thotë shumë për mua”, tha ajo.
View this post on Instagram
Këngëtarja tha se është duke u rikuperuar nga ngërçet e forta dhe të vazhdueshme të muskujve, të cilat e shqetësonin gjatë performancave. Për shkak të të njëjtit problem shëndetësor, ajo anuloi performancën e saj në Las Vegas në tetor të 2021.
Pjesa tjetër e turneut të saj botëror më pas u shty për 12 prill të këtij viti, por ekipi mjekësor i këngëtares vendosi që një anulim i plotë ishte alternativa më e mirë për të./gazetametro.net